Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/download.jpg

Vendi që të ofron 3.000 dollarë nëse infektohesh me Covid!



Pas kaq muajsh pa të ardhura nga turizmi, destinacione në mbarë botën po bëjnë ç’është e mundur për të tërhequr vizitorët e frikësuar prej pandemisë së koronavirusit.

Cancuni në juglindje të Meksikës ka nisur fushatën “2 në një” me dy netë qëndrimi falas për çdo dy netë të paguara dhe rimbursim për një biletë avioni që klientët të marrin dikë me vete.

Në Tajlandë, hoteli i luksit Cape Fahn, ofron super oferta për vilat e tij të shtrenjta me pishina.

Bullgaria nuk u merr para të huajve për çadrat e plazhit dhe shezlongët; në Gjenevë është ndërmarrë nisma “Geneva Boxes”, e cila sjell paketa me qëndrim në hotel dhe eksperienca në qytet me ulje deri në 65%.

Por që t’i bindë vizitorët se është një destinacion i sigurt, Uzbekistani ka shkuar deri aty sa të ofrojë një pagesë të majme për vizitorët që infektohen nga koronavirusi gjatë pushimeve atje.

Për turistët që preken nga Covid-19 ndërsa pushojnë në këtë vend, premtohet shuma e 3.000 dollarëve.

Të fundit

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyru

Njihuni me fshatin historik shqiptar në Bullgari

Referuar shkrimeve për ngulimet e njohura shqiptare nga trojet kombëtare, një ngulim i madh e plot histori është një fshat i fisëm shqiptar, më saktësisht në Bullgari, pranë ish-kryeqytetit

Pishinat e mrekullueshme që i ka falë natyra (Foto)

Pishinat e travertinës në Pamukkale, Turqi, janë një fenomen natyror. Ato formohen përmes grumbullimit të mineralit karbonat, nga ujit që rrjedh. Kjo mrekulli e natyrës tërheq turistë nga e

Info Tjera