Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Venecia.jpg

Venecia ndalon anijet lundruese



Qeveria italiane ka vendosur ndalimin e hyrjes së anijeve të mëdha të lundrimit dhe kontejnerëve në kanalin Giudecca të qytetit, i cili të çon në Sheshin historik të Shën Markut.

Ministri i Kulturës Dario Franceschini përshëndeti masën, të cilën ai e përshkroi si “një vendim të pritur për vite me radhë”.

Qeveria do të organizojë një “thirrje për ide” për një terminal alternativ të lundrimit në qytet.

Anijet e lundrimit aktualisht nuk janë në gjendje të hyjnë në Venecia për shkak të kufizimeve të koronavirusit por mungesa e tyre që nga ajo kohë është kredituar me përmirësimin e cilësisë së ujit në laguna.

Presion për të ndaluar anijet e mëdha pati edhe në 2019 pasi një anije udhëtimi u përplas në një port në qytet, duke plagosur pesë persona.

Sidoqoftë, nuk u gjet asnjë zgjidhje e përhershme.

Nismat e mëparshme për të ndaluar trafikun e anijeve turistike gjithashtu kanë dështuar.

Në 2013, qeveria ndaloi anijet me peshë më shumë se 96,000 ton nga kanali Giudecca, por legjislacioni u përmbys më vonë.

Planet e tjera për të devijuar anijet e lundrimit nga qendra e Venecias u njoftuan në 2017 por kurrë nuk u zbatuan plotësisht.

Të fundit

Ky është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, në një renditje vjetore që është zhvendosur nga pandemia e koronavirusit. Anketa e Njësisë së Inteligjencës Eko

Disa arsye pse duhet ta vizitoni zemrën e Azisë

Tajvani është një nga vendet më të vogla në Azi, por një nga më të pasurit në botë. Në Tajvan ka shumë rrokaqiej dhe ndërtesa industriale, por ka edhe shumë peizazhe piktoreske që nuk

Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë

Ja si do të duket dyshemeja e re e Koloseut të Romës

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan d

Ende pa nisur sezoni, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar

Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore

Info Tjera