Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/etna.jpg

Vullkani Etna po rrëshqet drejt detit

Publikuar: 24/03/2018

Vullkani më aktiv në Europë, Etna, po rrëshqet dalëngadalë drejt detit, shkruan BBC.

Shkencëtarët kanë vërejtur se i gjithë vullkani në ishullin italian të Siçilisë po shkon drejt detit Mesdhe nga 14 mm çdo vit.

Udhëheqësit britanikë të skuadres së shkencëtarëve thonë se “situata kërkon vëzhgim të kujdesshëm sepse mund të çojë në rrezikshmëri për të ardhmen e vullkanit Etna.

Grupi publikoi zbulimet në Buletinin e Vullkanologjisë.

“Mund të them se për momentin, nuk është rasti të vëmë alarm, por është diçka për të cilën duhet t’i mbajmë sytë hapur, për të parë zhvillimet e mëtejshme”, sqaron Dr John Murray.

Shkenctarët kanë vendoshur një GPS me preçision të lartë rreth villkanit për të monitoruar sjelljen e tij.

Ky instrument është i ndjeshëm edhe ndaj ndryshimeve milimetrike të formës së konit të vullkanit. Esencialisht, Etna po rrëshqet me 1 deri në 3 gradë. Kjo është e mundur, sipas shkencëtarëve, pasi platforma e vullkanit është e dobët.