Mbrapa

Sallatë ruse

Publikuar: 11.11.2017

Përbërësit:
300 gr perimete ngrira për sallatë ruse(karrote,bizele,patate)
2 tranguj të vegjël turshi
3 vezë të ziera
200 gr përshutë
150 ml ajkë e thartë(shmand)
150 ml majonez
Pak piper të zi

Përgatitja:
Perimet e ngrira i ziejmë derisa të zbuten.

Kullojmë perimet dhe ftohim, shtojmë trangujt e grirë në katrorka, përshuten e grirë në katrorka.

Shtojmë dhe 2 vezë të grira imët dhe shtojmë ajkën dhe majonezen.

Pasi përzijmë qesim nëpër enë të vogla të mbuluara me plastfolie dhe lëmë derisa të ftohen.

Pastaj kthejm enët përmbys në tabaka të vogla dhe e dekorojmë me vezën e zier.

 

/MediaPress