Mbrapa

Tortë me toptha kokosi

Publikuar: 14.11.2017

Përbërësit:

Për topthat:
250 gr krem djathi
50 gr sheqer
3 lugë nisheste
50 gr kokos
2 të verdha të vezës

Përbërësit për pandispanjën:
2 lugë miell
6 të bardha të vesë
4 të verdha të vezës
30 gr sheqer pluhur
2 lugë kakao
2 lugë nisheste
100 gr çokollatë
1 lugë e vogël pluhur për pjekje

Glazura:
100 gr çokollatë për zierje
3 lugë ajkë e thartë(shmand)

Përgatitja:
Së pari formojmë topthat e kokosit.

Në një enë qesim krem djathin, 50 gr sheqer pluhur, 3 lugë nisheste dhe dy të verdhat e vezës.

Përziejmë mirë dhe shtojmë kokosin, formojmë toptha dhe e lëmë në frigorifer.

Pastaj përziejmë 4 të verdha të vezës me 15 gr sheqer pluhur.

Çokollatën e shkrijmë mbi avull dhe pasi të ftohet e shtojmë tek të verdhat e vezës dhe e përziejmë.

Pastaj përziejmë të bardhat e vezës me 15 gr sheqer pluhur të
mbetura derisa të bëhet shkumë e fortë.

Përziejmeë masën me të verdhat e çokollatën dhe shkumën nga të bardhat e vezës.

Përziejmë përbërsëit e thatë si miellin, pluhurin për pjekje, nishesten, kakaon dhe shtojmë tek përbërësit e lëngshëm.

Përziejmë mirë dhe masën e qesim mbi topthat e radhitur në kallëp 26 të mbuluar me letër për pjekje.

Pjekim në 180 gradë për 35 minuta.

Pastaj përfundojmë me glazurën me çokollatën e shkrirë të përzier me ajkën e thartë. 

/MediaPress