Mbrapa

Llazanje me petë shtëpie

Publikuar: 15.11.2017

Përbërësit:

3 vezë
200 ml qumësht
100 ml vaj
1 luge e mesme kripë
Miell
Mish i bluar
300 ml Salce domate
Kripë
Piper i zi dhe piper i kuq
Vegetë
Rigon
200 gr kaçkavall

Përgatitja:
Përzijmë vezët, shtojmë qumështin, vajin, kripën dhe miell

Shtojmë miell gradualisht, derisa të bëhet një brum i butë sikurse për pite.

Nga brumi ndajmë 4-5 totha të cilët i hollojmë në madhësi të tepsisë në të cilën do të bëjmë lazanjën, pra petët nuk duhet të jenë shumë të holla.

Në një tigan qesim pak vaj, mishin e fërgojmë derisa të ndërrojë ngjyrën.

Më pas shtojmë melmesat (kripën, piperin e zi, piperin e kuq, vegetën dhe rigonin).

Shtojmë tanim edhe alcën e domtes dhe e ziejmë edhe për 10 minuta.

Në tepsi të lyer me vaj shtrojmë një petë, qesim nga masa me mishin e bluar dhe salcën, shtojmë kackavalla të grirë në rende.

Pastaj qesim petën e dytë, mishin, kackavallin dhe prap petën tjetër.

Kështu veprojmë derisa të harxhohen petët dhe mbushja, por që në shtresën e fundit të mbetet shtresa me mishin e bluar.

Pastaj qesim edhe një shtresë kacakavlli në rende dhe fusim në furrë të nxehtë 200 gradë për 30 minuta. (E vecanta e kesaj lazanje është pasi që brumi i petëve është akoma i freskët dhe nuk ka nevojë për salcë beshamell shtesë, sepse mjafton pjekja që mishi dhe petët të zihen mjaftueshëm).

 

/MediaPress