Mbrapa

Gjellë me patate

Publikuar: 18.11.2017

Përbërësit:
3 patate mesatare
1 gotë ujë të çajit

Për sos
1 lugë të gjellës gjalpë
3 lugë të gjellës vaj vegjetal
Qepë
2 lugë të gjellës me miell
3 gota qumësht
Gjysmë luge të çajit biber i zi
Kripë

Përgatitja:
Patatet i preni në copa të holla dhe i rëndisni në tepsi njerën mbi tjetrën.

Përmbi ia derdhni 1 gotë të çajit me ujë dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 20 minuta.

Duke u pjekur patatet, e përgatisni sosin e patateve, në një tenxhere e derdhni gjalpin, vaj vegjetal, qepën e prerë dhe e fërgoni

Pasi të fergohet qepa ia shtoni miellin, qumështin dhe kripën.

Pas pjekjës së patateve ia derdhni sosin e përgatitur së bashku me kaçkavallin e grirë.

Patatet i vendosni prap në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celius derisa të skuqen.

 

/MediaPress