Mbrapa

Pite me kërpudha me purri

Publikuar: 23.11.2017

Përbërësit:
500 gr petë të gatshme për pite
500 gr kërpudha të freskëta
1 filgjan oriz
2-3 purrinjë ose një tufë
100 ml vaj
100 ml ujë kripë piper i zi
Vegetë

Përgatitja:
Në një tigan qesim kërpudhat e grira dhe purrinjtë dhe fërgojmë në pak vaj derisa të zbuten mirë.

Kësaj përzierje nuk i shtojmë ujë sepse që të dyja lëshojnë mjaft lëng gjatë zierjes, prandaj i fërgojmë derisa të zbuten mirë.

Pastaj shtojmë orizin e zier veçmas më parë dhe të kulluar.

Shtojmë mëlmesat si kripën piperin e zi, vegetën sipas shijes.

Në tavolin e shtrijmë një petë, stërpikim me përzierjen e ujit me gaz dhe vaj, pastaj qesim të dytën dhe të tretën, pastaj në skaje qesim nga mbushja me purrinjtë dhe kërpudhat e fërguara.

Mbështjellim në formë roleje dhe radhisim në tepsi të lyer me vaj(ndodh që do të ju nevojiten pak më shumë peta nëse i bëni nga tri, e nëse nga dy atëherë kjo masë mjafton)

Përsipër lyejm me vaj dhe pjekim në 200 gradë për 20-25 minuta.


 

/MediaPress