Mbrapa

Kek me limon

Publikuar: 24.11.2017

Përbërësit:

3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
Gjysmë gote vaj
3 gota miell
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
1 limon

Përgatitja:
Limonin e pastrojmë dhe e premë në copa të vogla, ia largojmë thelbat dhe e vendosim në blendar për zvogëlim.

Vezët dhe sheqerin i derdhni në një enë, i përzieni rreth 4 minuta pastaj ia bashkangjisni përbërësit e tjerë, duke ia shtuar edhe limonin e grimcuar.

Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe pak miell, në të e derdhni glazurën e kekut.

Kekun e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 45 minuta.

Pas pjekjës kekun e mbuloni më një leckë për tu zbutur, e preni në copa të vogla dhe e shërbeni të ngrohtë. 

/MediaPress