Mbrapa

Tavë me spinaq

Publikuar: 27.11.2017

Përbërësit:
1 kg spinaq
5-6 vezë
1/2 litër kos
200 gr djathë kaçkavall
Kripë
Piper

Përgatitja:
Lajm spinaqin, e grijmë dhe i japim një valë me ujin e vet.

Në një tas përziejmë mirë kosin me 3 vezë dhe hedhim kripën dhe piperin.

Pasi i kemi dhënë valë spinaqit e vendosim në tavë dhe e përziejmë me masën e përgatitur.

Pjesën e vezëve të mbetura i vendosim sipër spinaqit që kemi vendosur në tavë.

Tavën e vendosim në furrë të nxehur më parë më temperaturë 200 gradë C dhe i lejmë deri sa të mpikset veza. 

/MediaPress