Mbrapa

Kifle me molla

Publikuar: 01.12.2017

Përbërësit:

150 gr gjalpë
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 gotë të çajit sheqer pluhur
1 gotë të çajit jogurt
1 vezë
Gjysmë pluhur pjekje
1 vanilje
4 gota miell

Përbërësit e brendshëm:
3 molla
1 gotë të çajit sheqer pluhur
1 gotë të çajit arra
1 lugë të gjellës kanellë

Përgatitja:
Mollat bëni nerende dhe i vendosni në një tigan për fërgim rreth 10 minuta, përmbi ia shtoni sheqer pluhurin dhe e përzieni.

Tiganin e largoni nga zjarri ia shtoni kanellën, arrat dhe e përzieni e gjithë glazurën.

Për brumë të gjithë përbërësit i derdhni në një enë dhe i përzieni mirë njërën me tjetrën.

Brumin e lëni në pritje rreth 1 orë, pas pritjës së nevojshme brumin e vendosni në tavolinë, e hapni ia vendosni përbërësit e brendshëm.

Kifleve ia japni formën tuaj të dëshiruar ose sikur në fotografi, i rëndisni në tepsi për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.

Pas pjekjës përmbi i hedhni sheqer pluhur. 

/MediaPress