Mbrapa

Sallatë me mish pule

Publikuar: 03.12.2017

Përbërësit:
3 gota fije shehrije
1 filxhan vaj vegjetal
1 lugë të gjellës gjalpë
1 gotë misër
Gjysmë tube majdanoz
Gjysmë tube koper
Gjysmë qepë
1 spec i gjelbër
Mish pule të zier
Gjysmë lëng limoni
Kripë
Biber i zi

Përgatitja:
Vajin vegjetal e derdhni në tenxhere me fije shehrije e fërgoni në temperaturë të ultë, ia shtoni gjalpin, ujin e vakët dhe e përzieni.

E zieni sikurse pilavin, pas zierjës ia shtoni puëln e zier me përbërësit e tjerë, e përzieni e gjithë glazurën.

Sallatën e përgatitur e derdhni në pjatën kryesore për ta shërbyer.

 

/MediaPress