Mbrapa

Biskota në formë këpurdhe

Publikuar: 04.12.2017

Përbërësit:
230 gr margarin
1 filgjan sheqerpluhur (filgjani 250ml)
2 vezë
1 sheqer vanilje
3 fillgjan miell
1 filgjan nisheste
1 pluhur për pjekje
1 lugë kakao

Përgatitja:
Përziejmë margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti me sheqerin pluhur derisa të bëhet masë kremozë.

Shtojmë vezët, sheqerin e vaniljes dhe e përziejmë vazhdimisht.

Më pas shtojmë miellin e përzier me nisheste dhe pluhurin për pjekje.

Masën e përziejmë me duar(nëse ngjitet për duar shtojmë dhe pak miell ose nisheste).

Marrim nga pak nga masa dhe formojmë toptha të vegjël dhe radhisim në tepsi të mbuluar me letër për pjekje.

Në një pjatë të rrafshët qesim kakaon.

Me një kapak të shisheve të plastikës të cilin e lagim në ujë dhe me pas në kakao, bëjmë një lloj unaze në sëcilën biskotë duke shtypur derisa të bëhët një lloj rrethi.

Pasi të bëjmë rrethin të mbetet hapësirë e mjafueshme jasht rrethit.

Gjithashtu duhet pasur kujdes që brumi të jetë mjaftë i butë që të mos pëlcasin biskotat gjatë pjekjes.

E pjekim në 200 gradë për 10-15 minuta(duke pasur kujdes që edhe pas pjekjes ngjyra të jetë e bardhë, pra vërtetojmë nëse biskota është e pjekur përfundi pak atëherë mjafton pjekja sepse edhe pas ftohjes thahen më shumë.
 

/MediaPress