Mbrapa

Lakra të pjekura në furrë

Publikuar: 05.12.2017

Përbërësit:
1 qepë
1 karrotë e madhe
500 gr lakër e grirë turshi
50 gr përshutë e tymosur
2 gjethe dafine
1 lugë piper të kuq
Hudhër pluhur
Kripë
Piper i zi
300 g salsiçe
4 patate
2 lugë margarin
100 ml qumësht
Arra muskati

Përgatitja:
Grijmë qepën imët, përshutën e tymosur dhe e fërgojmë në pak vaj derisa të zbutet qepa.

Lakrën e lëmë në ujë të vakët për 5 minuta dhe e kullojmë.

Shtojmë karrotën e grirë në rende, lakrën e kulluar dhe melmesat.

Shtojmë pak ujë dhe ziejmë për 10 minuta derisa uji të shterrojë.

Më pas shtojmë salsicet e grira në copëza të vogla dhe i ziejmë në zjarrë të ngadalshëm për 20 minuta.

Më pas në enën e qelqit zjarrërezistuese të lyer me vaj qesim lakrat e fërguara përreth dhe në mes purën nga patatet (patatet i qerojmë, ziejmë, kullojmë, shtypim në pure dhe shtojmë melmesat së bashku me margarinën dhe qumështin).

Pasi përziejmë mirë, shtojmë puren në mes të lakrave duke vënë edhe pjesët e salsiceve përreth.

Pjekim në furrë të nxehtë 200 gradë edhe për 20 minuta. 

/MediaPress