Mbrapa

Gurabija me shegë

Publikuar: 07.12.2017

Përbërësit:
1 vezë
1 gotë të çajit sheqer
1 gotë të çajit sheqer i kaftë.
1 vanilje
125 gr gjalpë
2 gota miell
1 lugë të çajit Pluhur pjekje
1 gotë të çajit çokollatë copëza
1 gotë të çajit shegë

Përgatitja:
Gjalpin, vezën dhe sheqerin e përzieni në një enë, ia shtoni vaniljën, pluhur pjekjën dhe miellin.

Së fundmi ia shtoni shegën dhe copëzat e çokollatës, gurabijat i formoni dhe i rëndisni në tepsi.

Tepsinë e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.

Gurabijat me shegë duhet të pjekën pak, andaj do të jenë më të buta 

/MediaPress