Mbrapa

Petulla me patate dhe djath

Publikuar: 22.12.2017

Përbërësit:
900 gr patate, të qëruara dhe të grira imët në gërryese
50 gr djath kaqkavall
50 gr parmezan
3 qepë të gjelbërta, të copëtuara
Gjysmë luge e vogë hudhër pluhur
30 gr miell
2 vezë të rrahura
1 lugë e vogë krip
Piper i zi
50 gr vaj
Gjysmë gote ajkë
1 lugë e madhe sos hudhre pikant
Përgatitja:
Përdorni pjesën me vrima të mëdha të gërryeses për të grirë patatet dhe djathin kaqkavall.

Me nje leckë kuzhine shtrydhni mirë patatet e grira.

Vendosni patatet në një enë të thellë.

Shtoni djathin kaqkavall, qepën, hudhrën pluhur, miellin, piperin e zi dhe vezët përzieni mirë

Nxejeni vajin në temperaturë të lartë.

Përdorni lugë akulloresh që të merrni sasi të njejtë të përzierjes me patate, në mungesë mund të përdorni lugë të thjeshtë.

Skuqini në vajin e nxehtë dhe fërgoni nga 4 minuta në secilën anë, derisa të marrin ngjyrë ari.

Pasi t’i fërgoni të gjitha, vendosni në pjatë me letër kuzhine që të largohet vaji i tepërt.

Përgatisni sosin duke kombinuar ajkën me sosin e hudhrave.

Shërbejini të ngrohta. 

/MediaPress