Mbrapa

Byrek mëngjesi

Publikuar: 25.12.2017

Përbërësit:

Për brum

3 gota miell
2 lugë të çajit kripë
1 gotë ujë
1 lugë të gjellës 
Uthëll
2 lugë të gjellës vaj vegjetal

Përbërësit e brendshëm
250 gr mish
1 qepë
1 lugë të çajit kripë
1 lugë të çajit 
Biber i zi
½ gotë të çajit ujë

Përgatitja:
Të gjithë përbërësit e brumit i derdhni në një enë, rreth 20 minuta i leni në pritje.

Pas pritjës së nevojshme të brumit e ndani nëpër kulaçe të vogla.

Në një enë tjetër e vendosni mishin, qepën e prerë, kripën, biberin e zi dhe ujin e përzieni mirë.

Kulaçet e vogla filloni ti hapni me ndihmë të t’holluesit, në midis ia vendosni përzierjën e mishit dhe mbyllëni petën.

Byrekun anash e mbyllëni me pirun dhe e vendosni në tigan për fërgim derisa të skuqet.

 

/MediaPress