Mbrapa

Mënyra perfekte për të gatuar gjelin e detit për këto festa

Publikuar: 25.12.2017

Mungesa  e gjelit të detit në tryezën festive të Vitit të Ri është një “mëkat” që askush nuk guxon ta bëjë.

Dietologia Blerina Bombaj sjell për Shije recetën e plotë të përgatitjes…

Ingredientët për 8 persona:

6â€Â7 kg gjel deti

Mbushja:
1 ½ kupë oriz
1 qepë të grirë
3/4 kupë selino të prerë
2 kupa kërpudha të freskëta në feta të holla
1 mollë jeshile në feta
4 hudhra të grira
½ kupë arra
6 kajsi të thara të prera në katërsh
½ kupë stafidhe
½ kupë majdanoz i freskët
½ kupë + 1 lugë të madhe lëng pule
Kripë
Piper

Lëngu i mishit:
6 kupa lëng pule
2 karota të mëdha në copëza
2 qepë prerë trashë
2 kërcej selino
Qafa, krahët e gjelit
1/3 kupë miell i përzier me ujë
1 lugë të madhe rozmarinë të freskët të prerë
2 lugë të vogla nenexhik
Kripë
Piper

Përgatitja e mbushjes:
Zieni 3½ kupa ujë me kripë.

Hidhni orizin, ziejeni pak dhe kullojeni.

Vendoseni në një tas të madh.

Zieni 1 lugë të madhe lëng me qepën dhe shtoni më pas kërpudhat dhe selinonë.

Gatuani për 2â€Â3 minuta.

Përzieni të gjithë përbërësit e tjerë dhe hidhini kripë dhe piperin.

Gjithmonë mbusheni menjëherë përpara pjekjes.

Gjeli:
Shpëlani, thani gjelin.

Ndizni furrën në 180 gradë C.

Mbushni gjelin.

Lyeni gjelin me pak kripë, piper.

Vendoseni në furrë me gjoksin poshtë.

Vendosni në tepsi 1 kupë lëng.

Kontrollojeni derisa te bindeni që është pjekur.

Lëngu:
Zieni të gjithë përbërësit pa miellin, nenexhikun, rozmarinën, kripën dhe piperin përreth 1 orë në zjarr mesatar.

Kulloni ujin duke larguar copat e ngurta.

Zieni ¼ kupë brodo në një tigan dhe hidhjani nga pak miellin.

Vazhdoni të hidhni pjesën tjetër të brodos pak nga pak duke e mbajtur mbi zjarr të ulët.

Shtoni rozmarinën dhe gatuajeni për 20 minuta.

Spërkateni me nenexhik, kripë dhe piper. /shije.al

/MediaPress