Mbrapa

Shish me bukë dhe djath

Publikuar: 26.12.2017

Përbërësit:
300 gr bukë
90 gr parmixhan i grirë
200 ml qumësht
1 thelbë hudhër
2 lugë trumzë
1 vezë
4 lugë vaj vegjetal
Kripë
Biber i zi

Përgatitja:
Vendosni bukën në një tas mesatar, shtoni qumështin dhe përzieni mirë.

Shtrydheni me kujdes bukën për t’i hequr lëngun e tepërt, rivendosni në tas dhe shtoni djathin, hudhrën, trumzën, vezën, kripën dhe biberin e zi.

Me këtë masë formoni qofte, i shtypëni pak dhe i futëni nëpër shkopinj druri.

Nxeni mirë skarën, lyeni qoftet me pak vaj dhe vendosni në skarrë për pjekje rreth 5 minuta, secilën anë ose derisa të prarohen.

Vendosni shishët në një tabak dhe shërbeni.

 

/MediaPress