Mbrapa

Resenik me petë

Publikuar: 27.12.2017

Përbërësit:
10 petë te holluara dhe te pjekura
1 kg laker
200 ml qumësht
1 luge kripë
200 ml ajkë kuzhine(hoplla per kuzhine)
200 ml qumësht

Përgatitja:
Lakrën e grijmë imët dhe ziejmë me 200 ml qumësht në zjarrë të ngadalshëm derisa lakra të zbutet mirë, largojmë nga zjarri, shtojmë kripën dhe përziejmë.

Në një enë tjetër përgatisim 200 ml ajkë kuzhine, 200 ml qumësht dhe përziejmë.

Në tepsi të lyer me vaj qesim një nga një 4 petë të stërpikura sëcilën me përzierjen e qumështit dhe ajkës.

Pasta qesim petën e 5, qesim lakrën e zier dhe tashmë të ftohur, dhe vazhdojmë me 5 petët tjera duke stërpikur gjithashtu sëcilen me ajkën dhe qumështin.

Në fund shtojmë pak më shumë ajkën dhe qumështin dhe pjekim në 200 gradë për 30 minuta.

(Për petët nevoitet 400 ml ujë të vakët, 1 lugë krip, një lugë vaj dhe miell 700-800 gr duke i shtuar pak nga pak duke përzier.

Nga brumi ndajmë 10 toptha të cilët i hollojmë me hollues dhe sëcilën e pjekim vecmas në pllakën e shporetit me dru, ose mbi tupan elektrik, ose mbi plin kthejmë një tepsi përmbys dhe mbi të pjekim petët, cilado mundësi është e mirëseardhur.

Kjo pite mund të bëhet edhe me petë të gatshme, por petët e holluara vetë janë pa zëvendësim apo jo?

 

/MediaPress