Mbrapa

Pure me spinaq

Publikuar: 28.12.2017

Përbërësit:
1 kg spinaq
1 thelbë hudhër
4 lugë vaj vegjetal
40 gr parmixhan i grirë
Kripë
Biber i zi

Përgatitja:
Zieni spinaqin në ujë të bollshëm me kripë, kullojeni, shtrydheni nga uji i tepërt grijëni në një blendar duke e bërë pure.

Nxehni 2 lugë vaj në një tenxhere të madhe dhe fërgoni hudhrën, në zjarr mesatar derisa të prarohet lehtë.

Shtoni purenë me spinaq të përgatitur më parë dhe trazojeni mirë, shtoni parmixhanin, kripën, biberin e zi dhe lëreni të marrë shije 2 minuta.

Vendosni purenë në një pjatë, spërkateni me vajin e mbetur dhe shërbeni. 

/MediaPress