Mbrapa

Sheqerpare

Publikuar: 29.12.2017

Përbërësit:
100 gr margarinë
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 gotë të çajit sheqer
1 gotë të çajit bollgur
3 vezë
1 Pluhur pjekje
1 vanilje

Për sherbet:
4 gota sheqer
4 gota ujë
Gjysëm limoni

Përgatitja:
Në një tenxhere derdhni sheqerin dhe ujin, tenxherën vëni në zjarrë për zierje rreth 15 minuta.

Pasi fillon të vlojë ia shtrydhëni limonin dhe e lëni anash të ftohet.

Të gjithë përbërësit i derdhni në një enë, do ta përfitoni një brumë të butë.

Brumin ia japni formën e rrumbullakët dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 160 gradë celsius.

Pas pjekjës sheqerpareve ia derdhni sherbetin e ftohtë.

 

/MediaPress