Mbrapa

Supë me brokoli dhe qumësht

Publikuar: 31.12.2017

Përbërësit:
1 brokoli
1 patate
2 lugë të gjellës miell
2 gota qumësht
Kripë
Biber i zi
Biber i kuq
Gjalpë

Përgatitja:
Brokolin e preni në copa të vogla, i lyeni me erëza dhe i fërgoni pak me vaj në një tigan.

Gjalpin e shkrini në një tenxhere dhe e fërgoni miellin në të, duke ia shtuar më vonë qumështin.

Brokolit dhe patatet e prera në copa të vogla, i shtoni në tenxhere duke ia derdhur edhe pak ujë.

Pas zierjës, patatet i vendosni në blendar për grimcim pastaj i derdhni prap në tenxhere duke ia shtuar kripën, biberin e zi, biber të kuq dhe gjalpin.

E përzieni e gjithë supën në temperaturë mesatare dhe e shërbeni nëpër pjata. 

/MediaPress