Mbrapa

Pogaçe të buta

Publikuar: 01.01.2018

Përbërësit:
250 gr djath
4 lugë të gjellës sheqer
2 lugë kripë
1 gotë vaj vegjetal
40 gr maje
2 vezë
2 gota qumësht

Përgatitja:
Majën, sheqerin, kripën, qumështin e derdhni në një enë dhe e përzieni mirë derisa të shkrini majën.

Pastaj ia shtoni vezët, miellin dhe e përzieni mirë brumin.

Brumin e mbyllëni me një leckë dhe e lëni në pritje rreth 30 minuta.

Pas pritjës e ndani në copa të vogla, ia vendosni djathin dhe e mbyllni.

Pogaçet i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 20 -25 minuta. 

/MediaPress