Mbrapa

Gjellë me kungull

Publikuar: 05.01.2018

Përbërësit:
1 kg kungull
1 qepë
1 lugë të gjellës salcë domatesh
1 tas oriz
Kripë
Vaj vegjetal

Përgatitja:
Në një tenxhere e derdhni pak vaj dhe e fërgoni qepën, pastaj ia shtoni salcën dhe kungullin e prerë.

Pasi të fërgohet pak ia shtoni orizin, kripën, ujin e vluar dhe e zieni në temperaturë mesatare.

Sipas dëshirës mund ti shtoni koper, ndërsa shërbimin e bëni me jogurt.

 

/MediaPress