Mbrapa

Bërxollë viçi me qepë

Publikuar: 07.01.2018

Përbërësit:
4 bërxolla viçi
2 qepë
75 gr miell
20 gr gjalpë
Kripë
Biber i zi

Përgatitja:
Kalojini bërxollat në miell, vishini mirë, nxeheni gjalpin në një tenxhere të bollshme në zjarr mesatar, shtoni qepët dhe fërgoni për 5 minuta.

Shtoni mishin dhe skuqeni për 2 minuta, kthejeni dhe vazhdojeni gatimin edhe për 2 minuta.

Hidhni kripën, biber e zi dhe gatuajeni për 5 mÅŸnuta ose derisa bërxhollat të bëhen sipas dëshirës suaj.

Vendosni bërxollat dhe qepët në pjata të veçanta, spërkatini me lëgun e gatimit dhe shërbeni.

 

/MediaPress