Mbrapa

Mini pica

Publikuar: 08.01.2018

Përbërësit:
1 gotë qumësht
1 gotë ujë
1 gotë vaj vegjetal
1 vezë
1 lugë të gjellës sheqer
1,5 lugë maje
1 lugë të çajit kripë
5-6 gota miell

Përgatitja:
Majën, qumështin, ujin e derdhim në një enë të thellë dhe e lëmë majën të shkrihet.

Pastaj ia shtojmë vezën, sheqerin, kripën dhe miellin, e përziejmë e gjithë glazurën.

Brumin e lëni në pritje rreth 1 orë, pas pritjës brumin e ndajmë në kulaçe të vegjël.

Kulaçet e vogla i hapim me ndihmë të t’holluesit, ia japim formën e rrumbullakët dhe i vendosim në tepsi.

Në midis të secilës mini picë ia vendosni përbërësit e brendshëm, skajet e mini picës i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 190-200 gradë celsius. 

/MediaPress