Mbrapa

Biskota me arra

Publikuar: 09.01.2018

Përbërësit:
250 gr margarinë
300 gr miell
5 luge ujë te ftohet
1 luge uthull molle
Arra të bluara
Marmelatë

Përgatitja:
Ne margarinen e zbutur shtojme ujin e ftohet,uthullen e molles,miellin gradualsiht derisa te behet nje mase brumi homogjene.

Brumin e mbeshjellim me plastmas dhe leme ne frigorifer per 30 minuta.

Pastaj ne tavolinen e permillur,hollojme pete me trashesi 0.5 cm dhe prejme katrorka me mjetin e valezuar ose mundet edhe drejt me madhsi 5x5 cm

Perzijme arrat e bluara me marmelate derisa te behet nje mase qe nuk shkaperderdhet,pra masa varet nga ajo sa te veni arra do te shtoni marmelate sa te lidhen perbersit.

Masen me arrat dhe marmelaten e qesim nga nje luge ne mes te secilit katrore,qesim njerin skaj mbi tjetrin dhe radhisim ne tepsi te mbuluar em leter per pjekje.

Pjekim ne 180 grade per 20 minuta,dhe pasi te ftohen pak sheqerosen me sheqer pluhur.

P.S biskotat nuk kan sheqer sepse marmelata do ti embelsoj mjaftueshem,ose nese i deshironi me te embel mund te shtoni dhe sheqer ne brumin. 

/MediaPress