Mbrapa

Qorbë e vjehrrës

Publikuar: 10.01.2018

Përbërësit:
1 gotë thjerreza
1 filxhan bollgur
½ filxhan oriz
2 hudhra
1 qepë
3 gota uje te pules
4 gota ujë
2 lugë të gjellës miell
1 lugë të gjellës salcë
1 lugë vaj vegjetal
1 lugë nenexhik
½ lugë qimnon
1 lugë biber i kuq

Pëgatitja:
Gjalpin dhe vajin vegjetal e derdhni në një tenxhere e shkrini mirë, pastaj ia shtoni miellin dhe salcë.

Dalë nga dalë ia shtoni ujin përzierjës, qepën dhe hudhrën e fërgoni në një tigan.

Përzierjës së përgatitur ia shtoni orizin, thjerrëzat, bollgurin, erëzat, qepën dhe hudhrën.

Së fundmi përmbi ia shtoni ujin e pulës dhe e lëni të vlojë qorbën në tenxhere. 

/MediaPress