Mbrapa

Biskota mandarine

Publikuar: 12.01.2018

Përbërësit:
150 gr margarinë
100 gr sheqer
Majë gishtash kripë
1 vezë
2 mandarina
1 sheqer vanilje
250 gr miell
100 gr marmalatë kajsie ose pjeshke
Sheqer pluhur

Përgatitja:
Mandarinat i pastrojmë, grijmë lëvorën në rende.

Në një enë qesim margarinën e zbutur, sheqerin, vezën, kripën, sheqerin e vaniljes dhe lëvoren e mandarinës të grirë në rende.

Përziejmë mirë dhe shtojmë miellin, përzejmë mirë dhe mbështjellim me plast folie dhe lëmë në frigorifer për 1-2 orë.

Masën e qesim në tavolinën e punës të përmillur, hollojmë petët me trashësi 7 mm dhe nxjerrim lule me forma të biskotave ose në mungesë presim forma sipas dëshirës.

Biskotat i radhisim në tepsi të mbuluar me letër për pjekje dhe pjekim në 180 gradë për 10 minuta.

Pasi të ftohen i bëjmë dy nga dy me marmelatë dhe sheqerosim me sheqer pluhur.

 

/MediaPress