Mbrapa

Byrek me djath

Publikuar: 13.01.2018

Përbërësit:
2 gota qumësht i vakët
2 vezë
Gjysmë vaj vegjetal
1 maje
1 lugë kripë
1 lugë sheqer
Miell

Në brendësi:
180 gr margarin
Djath

Përmbi:
Susam

Përgatitja:
I derdhim të gjithë përbërësit në një enë dhe e përziejmë, kurse brumin e lëmë në pritje të fryhen.

Brumin e ndani në 4 copa, pastaj e hapni me ndihmë të t’holluesit dhe ia vendosni margarinën, e mbyllëni brumin.

E lëni pak në pritje rreth 5 minuta, pastaj e hapni prap dhe ia vendosni djathin.

Ia jepni formën role dhe e preni në copa të vogla brumin.

Byrekun e vendosni në tepsi, rreth 20 minuta e lëni në pritje, pastaj e lyeni me susam dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 190 gradë celsius. 

/MediaPress