Mbrapa

Vezë të ziera të mbushura

Publikuar: 14.01.2018

Përbërësit:
2 vezë
1 luge vajkrem ose ajke e tharte
1 luge magdanoz
1 luge e vogle vaj
Pak kripë
1 lugë sallamë të grirë imët
Miell
Vezë
Prezle (therrime buke)

Përgatitja:
Vezët i ziejmë mirë, i ndajm përgjysmë dhe nxjerrim të verdhët.

Të verdhët e shtypim me pirun, shtojmë vajkremin, vajin, majdanozin e grirë imët dhe sallamin e grirë imët.

Me këtë masë mbushim hapësirën e të verdhave të vezës.

Pastaj prap i bashkojmë gjysmat e vezës në një të plotë (kjo do të jetë e lehtë për shkak të përmajtjes së lëngshme në kremin).

Pastaj vezën si një të plotë e kalojmë nëpër miell, vezë të rrahura, prezle dhe fërgojmë në vaj të bollshëm.

Pasi të ftohet pak veza e ndajm sërish në dy gjysma dhe servojmë me mish të pjekiur, sallatë ose si paragjellë. 

/MediaPress