Mbrapa

Kek i përzier

Publikuar: 23.01.2018

Përbërësit:
3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
Gjysmë gote vaj vegjetal
1 gotë të çajit rrush i thatë
1 gotë të çajit arra
3 gota miell
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
Gjysme lugë të çajit karbonat
1 lugë kanellë

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i rrahim në një enë të thellë, ia shtojmë qumështin, vajin vegjetal, rrushin e thatë dhe arrat.

E përziejmë mirë glazurën, dalë nga dalë ia shtojmë pluhur pjekjën, vaniljën, karbonatin, miellin dhe kanellën.

E përziejmë e gjithë glazurën dhe e derdhim tek ena e pjekjës.

Enën e pjekjës e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 40 minuta. 

/MediaPress