Mbrapa

Gurabija me reçel të fiqave

Publikuar: 24.01.2018

Përbërësit:
1 vezë
150 gr gjalpë
1 gotë të çajit sheqer
2-3 lugë të gjellës vaj vegjetal
2 lugë të gjellës jogurt
1 Pluhur pjekje
3-4 gota miell

Përbërësit e brendshëm:
Reçel të fiqave

Përgatitja:
Gjalpin e shkrimë dhe e derdhim në një enë së bashku me vajin vegjetal.

Ia shtoni përbërësit e tjerë me rend, duke ia bashkangjitur miellin në fund.

Brumin e përfituar e ndani në copa të vogla, secilën pjesë e lyeni me reçel të fiqave dhe i bëni role.

Brumin role e preni në copa të vogla dhe e vendosni tek letra e pjekjës.

Gurabijat i vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 150 gradë celsius. 

/MediaPress