Mbrapa

Pasta me avokado

Publikuar: 28.01.2018

Përbërësit:
500 gram pasta
2 avokado të qëruar
2 thelpinjë hudhre
Gjysmë gote bazilik të freskët
Dy lugë gjelle lëng limoni
1/3 e gotës vaj ulliri
200 gram domatina
1/2 e gotës misër i zier
Krip dhe piper i zi

Përgatitja:
Zieni pastat.

Për ta përgatitur sosin e avokados, në një blender përzieni mirë avokadon, hudhrën, bazilikun, lëngun e limonit, kripën dhe piperin.

Gjatë procesit të përzierjes shtoni ngadalë vajin e ullirit.

Në enën me pastat e kulluara, shtoni sosin e avokados, domatinat dhe misrin.

Shërbeni të ngrohta. 

/MediaPress