Mbrapa

Kek llokumi

Publikuar: 30.01.2018

Përbërësit:
3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
Gjysmë gote vaj vegjetal
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2 gota miell

Për sos
2 gota qumësht
2 lugë të gjellës sheqer
3 lugë të gjellës kakao
Kokos

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin e derdhni në një enë, pastaj ia shtoni të gjithë përbërësit e tjerë.

Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe në të e derdhni glazurën e kekut.

Kekun e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.

Pas pjekjës kekun e preni në copa, qumështin, kakaon, sheqerin e derdhni në një tenxhere dhe e vëni në zjarr, derisa të trashët.

Copat e kekut të prera i zhytëni në sos të çokollatës pastaj në kokos. 

/MediaPress