Mbrapa

Tortë ‘’Havana’’

Publikuar: 01.02.2018

Përbërësit:
1.2 l qumësht
250 gr sheqer
30 gr zhelatine
700 ml ajkë e embel(hoplla per embelsira)
200 gr vafers me shije lajthie
200 gr sheqer

Përgatitja:
Zhelatinën e lëmë në 100 ml ujë të ftohtë të fryhet.

Në ndërkohë vlojmë qumështin me 250 gr sheqer.

Pasi qumështi vlon, marrim 4-5 lugë nga qumështi i nxehtë dhe shtojmë tek zhelatina tashmë e fryrë, përziejmë dhe kthejmë zhelatinën tek qumështi tashmë i larguar nga zjarri.

Masen me qumështin dhe zhelatinën e lëmë të ftohtë në temperaturë dhome dhe më pas e vendosim në frigorifer për ftohje më të shpejtë.

Vecmas përziejmë ajkën e ëmbël, derisa të bëhet shkumë e fortë.

Përziejmë ajken e tundur dhe qumështin tashmë të ftohur tërësisht me zhelatinë.

Sheqerin 200 gr e karamelizojmë, largojmë nga zjarri dhe bluajmë në blender, pastaj në blender bluajmë edhe vafersat (napolitankat).

Në një enë të thellë të mbuluar me plastfolie qesim nga masa e bluar me sheqerin dhe vafersat (masa me vafersat është e shkrifet por do të formësohet nga lagështia e kremit), pastaj një shtresë me kremin.

Pastaj prap një shtresë vafersa nga blenderi dhe prap kremi dhe kështu tri shtresa.

Pas ftohjes, enën e kthejmë përmbys dhe largojmë plastfolien.

Këtë ëmbëlsirë mund edhe të mos e dekoroni fare se është shumë e shijshme, por është në vullnetin tuaj të bëni dekor ekstra ose jo. 

/MediaPress