Mbrapa

Supë peshku

Publikuar: 03.02.2018

Përbërësit:
250 gr fletë merluci
250 gr karkaleca
250 gr fileta peshk
6 lugë vaj vegjetal
1 thelpinj hudhre
3 lugë majdanoz
1 spec i kuq djeges
1 lugë uthull
Kripë

Përgatitja:
Në një enë të bollshme fërgoni me vaj, hudhrën, 2 lugë majdanoz dhe specin, derisa hudhra të marrë lehtë ngjyrë.

Hidhni 1 litër ujë të ngrohtë, uthullën, kripën dhe çojeni në vlim në zjarrë të fortë.

Shtoni merlucin, karkalecat e ndryshëm dhe lëni edhe 8-10 minuta të tjera në zjarr.

Pjekëni hudhrën dhe specin, ndajeni supën nëpër pjata të veçanta, shoqëroni me majdanozin e mbetur, hudrën dhe specin. 

/MediaPress