Mbrapa

Sallatë e karaibeve

Publikuar: 05.02.2018

Përbërësit:
2 feta ananas
1 arrë kokosi
1 portokall
6 domate
1 spec
4 luge vaj vegjetal
Pak sallatë jeshile
2 banane
1 lugë lëng limoni
Kripë
Biber i zi

Përgatitja:
Vendosni ananasin, kokosin, portokallin në një tas të madh.

Shtoni domatet e specin dhe trazojeni mirë, përzieni vajin së bashku me kripën dhe biberin.

Visheni një sallatierë me gjethet e sallatës jeshile, vendosni sipër tyre të gjithë përbërësit e tjerë dhe plotësojeni me salcën e përgatitur më parë.

Vendosni fetat e bananës sipër sallatës dhe gjatë anës së tasit, spërkateni me lëngun e limonit dhe shërbeni menjëherë.
 

/MediaPress