Mbrapa

Brownie me luleshtrydhe

Publikuar: 07.02.2018

Përbërësit:
160 gr çokollatë
2 lugë gjalpë
3 vezë
1 gotë të çajit sheqer pluhur
1 gotë të çajit krem
1 lugë të gjellës kakao
3 lugë të gjellës miell
10-12 badema
1 Pluhur pjekje

Përmbi:
12-16 luleshtrydhe
100 gr krem qumështi çokollatë

Përgatitja:
Çokollatën e shkrimë në tigan me gjalpë, sheqerin dhe vezët i rrahim në një pjatë.

Pastaj ia shtojmë kremin, miellin, kakaon, pluhur pjekjën dhe e përziejmë glazurën.

Bademat ia shtojmë glazurës, enën e pjekjës e lyejmë me vaj dhe në të e derdhim glazurën e përgatitur.

Tortën e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 175 gradë celsius për 30 minuta.

Kremin e derdhim në tenxhere e ngrohim në temperaturë mesatare dhe e shkrimë çokollatën.

Sosin me çokollatën e derdhim përmbi torte, luleshtrydhe i premë në copa të vogla dhe ia vendosim përmbi.


 

/MediaPress