Mbrapa

Kek me fruta të thata

Publikuar: 08.02.2018

Përbërësit:
4 vezë
1,5 gota sheqer pluhur
1 gotë qumësht
1 gotë vaj vegjetal
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
3 lugë të gjellës kakao
2 gota miell
Fruta të thata

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i përziejmë me mikser pastaj ia shtojmë përbërësit e tjerë përveç kakaos.

Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe miell, tek kjo enë e derdhni gjysmën e glazurës.

Gjysmës tjetër ia shtoni kakaon dhe e derdhni tek ena e pjekjës.

Së fundmi përmbi ia derdhni frutat e thatë dhe e vendosni kekun në furrë për pjekje rreth 45 minuta.

 

/MediaPress