Mbrapa

Sallatë me jogurt

Publikuar: 10.02.2018

Përbërësit:
4 kungullesh
1 tas jogurt
Gjysmë tube koper
1 gotë të çajit arra
1-2 hudhra
2-3 lugë vaj vegjetal
Kripë

Përgatitja:
Kungulleshat i premë në copa të vogla, i vendosim në tigan me pak vaj për fërgim.

Kungulleshat e fërguara i vendosim në një pjatë, në një pjatë tjetër e derdhim jogurtin, hudhrën, kripën dhe e përziejmë.

Pastaj ia shtojmë kungulleshat, koperin e grirë dhe arrat.

Pasi e përziejmë mirë sallatën, e vendosim në pjatën kryesore. 

/MediaPress