Mbrapa

Torte me kikirika

Publikuar: 11.02.2018

Përbërësit:
1 Tako të gatshme
1 shllag krem
1 gotë qumësht

Për karamel
1,5 gota sheqer
4 lugë ujë
1 krem
200 gr kikirika
1 lugë gjalpë

Përgatitja:
Në një tenxhere e derdhim sheqerin, ujin dhe e vëmë në zjarr, derisa të shkrihet sheqeri.

Sheqerit të shkrirë ia derdhim kremin dhe e përziejmë mirë.

Së fundmi ia shtojmë kikirikat, gjalpin dhe e fërgojmë mirë.

Takon e gatshme e premë në midis, ia vendosim karamelën e përgatitur dhe pjesën tjetër të takon përmbi.

Së fundmi e lyejmë tortën me krem shllag dhe e vëmë në frigorifer për pritje rreh 2 orë. 

/MediaPress