Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/173158531_734078250588021_6302790914938838283_n.jpg

10 familje në Klinë do të përfitojnë nga 2500 euro



Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, z. Ilir Bacaj, kanë pritur në takim Dafina Hoxhën, përfaqësuese e organizatës ndërkombëtare humanitare “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland (ASB), me të cilën kanë biseduar për gjendjen socio-ekonomike në Komunën e Klinës.

Me qëllim të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar, Elezaj dhe Hoxha kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili do të realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje e integruar socio-ekonomike për familjet shumë të prekura” dhe do të financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe Komuna e Klinës.

Me këtë rast, kryetari Elezaj ka falënderuar zonjën Hoxha që kanë përzgjedhur Komunën e Klinës për implementimin e projektit dhe ka ofruar mbështetjen e pa rezervë, si në aspektin financiar ashtu edhe teknik, në realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Elezaj ka theksuar se është shumë e rëndësishme që familje me asistencë sociale të mbështeten nëpërmjet projekteve të tilla, në mënyrë që atyre të ju krijohen mundësi të fillojnë biznese familjare.

Ndërsa Hoxha, ka falënderoi kryetarin Elezaj për gatishmërinë e treguar për implementimin e këtij projekti, si dhe theksoi se pas bashkëpunimit shumë të mirë që kemi pasur në vitin e kaluar, ASB ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Klinës, duke ju dalur në ndihmë qytetarëve.

Nga ky projekt do të përfitojnë 10 familje nga regjistri i asistencës sociale me një shumë prej 2 500 euro e po ashtu do të bëhet aftësimi i zyrtarëve komunal për aftësim në implementimin e projekteve.

Të fundit

Pagat e ulta dhe emigracioni larguan 29 mijë persona nga bujqësia

Bujqësia po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Punonjësit në këtë sektor u tkurrën me rreth 29.8 mijë persona në tremujorin e dytë të vitit, duke e çuar numrin e tyre në mbi 416 mijë të

Lajm i mirë për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka njoftuar sot se ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve (kësti i dytë). Pas marrje së opinionit ligjor nga Zyra e K

Ajazi merr mbështetje të plotë nga PDK në Drenas

Dega e Partisë Demokratike në Drenas i ka dhënë mbështetje Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e ardhshme komunale. Lajmi është bërë i ditur nga Ajaz

Kryesia e Degës së PDK-së në Drenas: Lladrovci nuk kandidohet për kryetar të Komunës

Kryesia e degës së PDK-së në Drenas, ka demantuar lajmin se kryetari aktual i kësaj komune Ramiz Lladrovci është nominuar për kandidat për kryetar të komunës. Nga kjo parti kanë thënë se

Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve. Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në

Dardania bëhet me çerdhe

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian

Info Tjera