Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/prishtina.jpg

8 milionë euro ndihma për komunën e Prishtinës, shumica do të shpërndahen deri më 25 dhjetor



Muhedin Nushi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës sqaroi ndihmat që po jep kjo komunë për qytetarët në këtë kohë pandemie.

Nushi deklaroi se personat e infektuar që janë mbi moshën 65-vjeçare do të marrin 100 euro ndihmë në muaj. Ai tha se janë rreth 3 mijë që do të marrin asistencë sociale 80 euro në muaj.

Ndërsa për bizneset Nushi nënvizoi se do të akordohet një grant me vlerë 5 milionë euro.

 “Mbështetja financiare për personat e prekur me COVID, numri i tyre do të jetë mbi 15 mijë deri më tani. Afër 15 mijë e 300 persona janë të infektuar në Komunë të Prishtinë.

Ata që janë mbi moshën 65-vjeçare do të marrin 100 euro, ata që janë deri moshën 65-vjeçare do të marrin 50 euro. Kemi edhe paketën e ndihmës së familjeve në asistencë sociale.

Deri më tani janë 1700 familje të evidentuara në Komunën e Prishtinës. Gjatë kohës së pandemisë kemi pasur rritje të numrit të familjeve që kërkojnë asistencë sociale, kemi 3 mijë familje. Ato do të marrin 80 euro në muaj dhe do të marrin dru për ngrohje, pa pagesë normal.

Po ashtu ndihma tjetër është ajo për persona me aftësi të kufizuar, që edhe këta do të marrin nga 80 euro. Më e rëndësishmja është ndihma që do ju ofrojmë bizneseve, ajo pako ose granti i aprovuar në Kuvend është në vlerën prej 5 mijë eurove. Deri nesër kanë mundësi të aplikojnë afro 16 mijë biznese. 5 milionë grante për biznese dhe 3 milionë euro ndihma të tjera. 8 milionë euro ndihma vetëm komuna e Prishtinës”, tha Nushi për Euronews Albania.

“Deri më datën 25 dhjetor pjesa dërmuese e këtyre ndihmave do të shpërndahen”, u shpreh ai më tej.

Sa i përket linjave të urabanëve falas në Prishtinë ai theksoi:“E kemi marrë vendimin që më herët. Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka qenë një propozim i PDK-së, që për periudhën 4-mujore deri në fund të marsit të aprovohet kjo masë, pra qytetarët të përdorin urbanët pa pagesë”.

Të fundit

Si ta hiqni mykun nga muret e shtëpisë?

Sapo fillon lagështia, shfaqen edhe njollat e mykut në muret e shtëpive, kryesisht pranë parvazeve të dritareve. Myku nëpër mure është një problem që vërehet më së shumti në banesat e v

Festat e fundvitit, stoliset Prishtina

Edhe Prishtina është ndriçuar për festat e fundvitit. Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka publikuar pamje teksa janë ndezur dritat. Lajme Kosovë Botë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi F

Ndahen 160 bursa për studentët e Drenasit

Studentët përfitues të bursës për vitin akademik 2020/2021 të Komunës së Drenasit kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës. Në sallën e Kulturës, 160 studentët përfitues të bur

Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 g

Ahmeti: Javën e ardhshme hapet konkursi për projektimin arkitektonik të sallës koncertale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të hapet konkursi ndërkombëtar për projektimin arkitektonik të sallës koncertale. Ahmeti me anë t

Komuna e Prishtinës ofron 50 euro ndihmë për të gjithë të infektuarit me virus Covid-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dërgojnë propozim në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës që është i konfirmuar me coronavirus të

Info Tjera