Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/received_1052276675174685.jpeg

Agim Aliu nderohet me mirënjohje nga Shoqata Kosovare e Fizikantëve



Mëngjesin e sotëm, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, pritën në takim, drejtorin e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, shkollë kjo elitare në Komunën e Ferizajt, njëherit edhe fizikantin, Bajram Rexhepi.

Arsye e takimit ishte ndarja e mirënjohjes për të parin e Ferizajt, Agim Aliu, nga Shoqata e Fizikantëve të Kosovës, për pjesëmarrjen në financimin e garave të XX-ta republikane të fizikantëve të rinj, të cilat u mbajtën më 9 mars 2020.

Në këto gara, fizikantë ferizajas u ngjitën me suksesin e tyre në këtë shkencë, në majat e tabelës së fituesve.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke vlerësuar edhe menaxhimin jashtëzakonisht të suksesshëm të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” nga drejtori Rexhepi, tha se mbështetja për shoqata të tilla që vërtet zhvillojnë e promovojnë gara shkencore është e padiskutueshme e do të vijoj edhe viteve të ardhshme.