Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/cerdhe-600x360-1.jpg

Ahmeti sqaron situatën me çerdhet në Prishtinë



Kryrtari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar situatën rreth funksionimit të çerdheve në kryeqytet dhe përgjegjësive institucionale në lidhje me lejimin e hapjes së tyre.

Statusi i plotë:

1. Çerdhet private NUK licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat. Meqenëse kjo kompetencë është mbajt në Ministri të Arsimit. Pra një çerdhe private kur hapet, regjistrohet si biznes ne ARBK – nivel qendror, aplikon për licencë në Ministri të Arsimit dhe gjatë funksionimit nuk i raporton komunës, nuk mbikqyret si institucion dhe në fakt edhe zyrtarisht nuk kemi lista të tyre.

Si të tilla, ato nuk mund të mbyllen nga Komuna. Në qoftë se Ministria vlerëson se janë jashtë standardeve, ato mbyllen nga Inspektorati i Minsitrisë. Në qoftë se ndalohen për shkak të pandemisë ato vendime sikurse edhe çdo vendim tjetër merret nga Ministria e Shëdnetësisë, pas rekomandimit nga IKShP.

Për funksionimin e tyre tani ka protokol nga IKShP dhe atë mund ta përdorin çerdhet private. Në qoftë se ka problem me funksionimin e tyre ,vendimet i merr MAShT e në qoftë se ka problem pandemie atë vendim e merr Ministria e Shëndetësisë. Prindërit e fëmijëve në ato çerdhe bashkë me udhëheqësit e edukatoret e marrin pëgjegjësinë për mbrojtjen nga COVID duke përdor udhëzuesin që e ka IKShP.

2. Çerdhet publike dhe ato me baze në komunitet do të hapen me 10 gusht (me përjashtime sipas rrethanave) me protokolin e veçantë të hartuar nga Komuna.

a. Çdo prind duhet të raportojë për gjendjen në familje, për anëtarë të familjes të testuar, me dyshime dhe të testuar. Fëmijët me temperaturë nuk do të lejohen në çerdhe. Ata që shkelin këto rregulla do të çregjistrohen nga çerdhja.

b. Skenaret e veçanta për raste të konfirmuara positive prej mbylljes së klases e deri te mbyllja e çerdhes.

c. Edukatoret e klasëve do të ndahen dhe do të qëndrojnë në klasë të veta pa kontakte me klaset e tjera. Ushqimi do të shërbehet nëpër klasa e jo në kantinën e përbashkët.

d. Çerdhet do të dezinfektohen para hapjes dhe po ashtu edukatoret e çerdheve do të testohen me testet serologjike për të izoluar rastet që mund të jenë positive me virus.

Për të gjitha këto çerdhet do ti marrin detajet, ndërsa prindërit do të informohen nga çerdhja e tyre.

Të fundit

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së a

Sa e keni shikimin të mirë? Provo ta bëjni këtë test pa gabim

Ky test argëtues mund të zbulojë a shihni mirë. A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju. Testi përbëhet

Suhareka bëhet me çerdhen e dytë publike

Në qytetin e Suharekës, afër tregut javor, u vu gurthemeli i Çerdhes për fëmijë. Fëmijëve të kësaj pjese të qytetit dhe të gjithë fëmijët e Komunës së Suharekës do të kenë kushte

Gabimet në aplikim vonojnë subvencionimin e qirasë

Halim Saqi, pronar i një objekti të lëshuar me qira në Komunën e Obiliqit, ende nuk ka pranuar mjetet nga Qeveria e Kosovës, si subvencionim të qirasë, në bazë të Pakos Emergjente Fiskale.

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Info Tjera