Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/FB_IMG_1604500565900.jpg

Asfaltohen rrugicat në Poklek të Ri dhe të Vjetër



Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës Lokale është duke vazhduar me intensitet të shtuar në realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit.

Në kuadër të projekteve infrastrukturore, kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugicave në Poklek të Ri dhe të Vjetër.

Në vend të ngjarjes, për të parë punimet e asfaltimit të rrugicave, ka dalë, Drejtori i Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva së bashku me organin mbikëqyrës.

Drejtori Gllareva, gjatë vizitave që u ka bërë vendpunishteve, ka thënë se përkundër vonesave të shkaktuara nga gjendja e pandemisë globale, punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar në mënyrë që të kryhen të gjitha projektet e planifikuara sipas parallogarisë e paramasës.

Projektet të cilat janë duke u realizuar në vendbanime, janë në kuadër të projekteve të planifikuara për t’u realizuar gjatë këtij viti.

Të fundit

Lajm i mirë për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka njoftuar sot se ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve (kësti i dytë). Pas marrje së opinionit ligjor nga Zyra e K

Ajazi merr mbështetje të plotë nga PDK në Drenas

Dega e Partisë Demokratike në Drenas i ka dhënë mbështetje Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e ardhshme komunale. Lajmi është bërë i ditur nga Ajaz

Kryesia e Degës së PDK-së në Drenas: Lladrovci nuk kandidohet për kryetar të Komunës

Kryesia e degës së PDK-së në Drenas, ka demantuar lajmin se kryetari aktual i kësaj komune Ramiz Lladrovci është nominuar për kandidat për kryetar të komunës. Nga kjo parti kanë thënë se

Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve. Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në

Dardania bëhet me çerdhe

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian

Komuna e Klinës hap procesin e subvencioneve

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët që do të aplikojnë për subvencione për vitin 2021, që të fillojnë marrjen e dokumenteve të nevojshme(fletave poseduese

Info Tjera