Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/FB_IMG_1597671069405.jpg

Asfaltohet rreth 1 kilometër rrugë në Sojevë



Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu mori pjesë në finalizimin e një projekti të rëndësisë së veçantë, ai i asfaltimit të rrugës “Mali” në Sojevë të Ferizajt.

Kjo rrugë me gjatësi afro 1 kilometër, u asfaltua në kuadër të projekteve të qeverisjes lokale për rivitalizimin e zonave të caktuara në hapësira rurale, projekt ky që i shton mundësitë për banorët e kësaj zone, duke i ofruar pikë së pari, lehtësi qarkullimi.

Për të ndjekur nga afër punimet në këtë projekt, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ky i fundit tha se ky projekt por edhe projekti për rregullimin e ujësjellësit në fshatin Sojevë, e bëjnë këtë të fundit, një fshat me infrastrukturë modern dhe të kompletuar në pikëpamje infrastrukturore.

“Jemi në fshatin Sojevë, gjegjësisht në rrugën “Mali” ku po bëjmë asfaltimin e kësaj rruge. Bëhet fjalë për një projekt modern i cili do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës së fshatit Sojevë, pasiqë është një rrugë që mund të shfrytëzohet edhe për tranzit. Bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi rreth 5 metra. Besoj që kjo do të ndikoj në lehtësimin e qarkullimit të banorëve të fshatit Sojevë. Bëhet fjalë vetëm për fillimin e investimeve në fshatin Sojevë, pasiqë ne nuk do të përfundojmë investimet në këtë fshat vetëm me këtë projekt. Gjatë kësaj jave do të fillojmë me procedurat e tenderimit për ujësjellësin në fshatin Sojevë, një projekt i pritur gjatë nga banorët e fshatit poashtu edhe rrugicat tjera që kanë mbetur në këtë fshat, gjatë vitit të ardhshëm do të fillojmë me asfaltimin e tyre. Besoj që me përfundimin e ujësjellësit dhe këtyre rrugicave, fshati Sojevë do të ketë të përfunduar infrastrukturën dhe do të jetë një fshat modern me infrastrukturë moderne” tha drejtori Bytyqi.

Të fundit

Kryetari Haliti dhe Ministrja Dumoshi biseduan për projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj,

Mbi 100.000kg kunguj eksportohen nga Deçani në Zvicër

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët z.Besim Zekaj dhe z.Ismet Dervishaj, të cilët ja

Vihet gurthemeli i çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës

Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së. Me ras

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së a

Sa e keni shikimin të mirë? Provo ta bëjni këtë test pa gabim

Ky test argëtues mund të zbulojë a shihni mirë. A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju. Testi përbëhet

Info Tjera