Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/agim-aliu.jpg

Ferizaj dhe Shtërpca, lindhen me rrugë të re



Zhvillimi rural po njeh hov të ri gjatë kësaj qeverisje lokale.

Janë dhjetëra projekte që po kryhen anekënd Ferizajt që padyshim po i japim dimension të ri zhvillimi gjithë territorit tonë.

I tillë është edhe projekti për rregullimin e rrugës Pleshinë-Kashtanjevë, në të cilën sot nisën punimet.

Për të ndjekur nga afër punimet në këtë projekt, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu, nënkryetari i Komunës, drejtorët komunal si dhe nga financuesja e këtij projekti, Ministria e Infrastrukturës, zëvendësministri Xhavit Zariqi.

Rruga që përshkoi kreu i Komunës bashkë me banorët që lidh Pleshinës me Kashtanjevën paraqet një arterie të re jo vetëm infrastrukturore por edhe me ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë lokale, zhvillimin rural e një mundësie shtesë për turizmin.

Për këtë projekt, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se është investim strategjik, tejet i rëndësishëm që lidh dy komuna, zhvillon zonën dhe i jep mundësi banorëve kashtanjevas por edhe anasjelltas për qarkullim më të shpejt, më të lehtë, pa lënë anash edhe mundësinë turistike që krijon.

“Është një prej projekteve të rëndësishme të Komunës që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Ky projekt realizon shumë qëllime të Komunës, së pari e lidh Ferizajn me Shtërpcën, bile i afrohet edhe Suharekës në bazë të projektit. Është një projekt 23 kilometërsh, ka synimin e zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë. E afron Kashtanjevën shumë afër Ferizajt. Duke u bazuar në faktin që në Ferizaj jetojnë shumë banorë të Kashtanjevës, për kashtanjevasit ky është një projekt shumë i rëndësishëm. Kjo edhe për faktin e ndikimit në turizëm” tha mes tjerash drejtori Aliu i cili shtoi se ky projekt nuk duhet t’i brengos banorët e Kashtanjevës si është bërë projekti tash, sepse ka mundësi të ndryshimeve në projekt që të trajtohet Kashtanjeva si tërësi, sepse është një pjesë e Kashtanjevës e cila ka qenë e patrajtuar gjithherë.

Falënderues për këtë projekt u shprehën edhe banorët e Pleshinës.

Kryetari i këtij fshati, Sabedin Mustafa tha se ky është një projekt i qëlluar që do ta rris vlerën e kësaj zone dhe të krijoj mundësi të reja për banorët.

Ky projekt shtrihet në hark kohor 3 vjeçar dhe ka kosto 3,5 milionë euro.

Të fundit

Komuna e Deçanit nuk lëviz nga 4 pikat rreth hidrocentralit

Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj ,bashkë më Drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj, kanë pritur sot në takim Komisionin Hetimor Parlamentar, mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dh

Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020

Me kërkesë të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës, seanca e 37-të. Në

Ekzekutohen pagesat për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturav

Kryetari Haliti dhe Ministrja Dumoshi biseduan për projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj,

Mbi 100.000kg kunguj eksportohen nga Deçani në Zvicër

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët z.Besim Zekaj dhe z.Ismet Dervishaj, të cilët ja

Vihet gurthemeli i çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës

Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së. Me ras

Info Tjera